Procesi i Javës së Projekteve në Gjimnazin ‘’ Jeta e Re’’ – Suharekë

Data e Publikimit 6 Qershor 2021

Shkolla partnere e Programit ‘’Përkrahje e adoleshentëve pas mësimit të rregullt’’ – ASSET i financuar nga USAID, Gjimnazi ‘’Jeta e Re’’ në Suharekë nga data 26-30 prill 2021 ishte angazhuar në realizimin e projekteve në kuadër të Javës së Projekteve. Përfaqësuesit e Programit ASSET më 28 prill 2021 kanë vizituar nxënësit dhe mësimdhënësit për të parë nga afër procesin e implementimit të Javës së Projekteve.

Java e Projekteve, u manifestua duke u bazuar në njohuritë e mësimdhënësve të fituara gjatë trajnimit në kursin Mësimdhënia e Bazuar në Projekte. Kjo ka rezultuar si një nga metodat më efektive që ndihmon nxënësit të jenë kritik, krijues dhe të aftë në zgjidhjen e problemeve të ndryshme. Gjatë këtij procesi mësimor, nxënësit patën rast në veçanti të zhvillojnë dhe aplikojnë shkathtësitë e buta, të nevojshme për jetë dhe punë, siç janë, puna ekipore, zgjidhja e problemeve, kreativiteti, komunikimi me të tjerët, përgjegjësia ndaj punës dhe të tjerëve, etj., të cilat kontribuojnë drejtëpërdrejtë në zhvillimin e komptencave kryesore nga kurrikula shkollore.

Duke u nisur nga kjo, Gjimnazi i Suharkës zhvilloi tre projekte duke u mbështuru në këtë metodë:
1. Dukuritë negative në shoqëri - Cilat janë qëndrimet e nxënësve ndaj pirjes së duhanit?;
2. Trupat gjeometrike dhe Përcaktimi i vëllimit përmes trupave gjeometrikë dhe
3. Kultura Tradicionale Shqiptare.

Puna me projekte pra nënkupton pikërisht faktin që temën dhe platformën e paraqet vetë nxënësi si dhe materialin përfundimtar. Në këtë rast edhe nxënësit e ksaj shkollë kështu kanë vepruar. Procesin e krijimit dhe përfundimit të projekteve finale nxënësit dhe mësimdhënësit me shumë entuziazëm i ndanë me përfaqësuesit e Programit duke treguar përvojën dhe rezultatet e arritura. Në tri klasa të ndryshme, nxënësit ishin duke punuar në finalizimin e projekteve dhe ata prisnin përfaqësuesit e Programit dhe menaxhmentit të shkollës dhe prezantonin në detaje procesin e angazhimit të tyre 2 mujor.

Ecuria metodike e Mësimdhënies të Bazuar në Projekte

Alketa Kololli, nxënëse e këtij gjimnazi gjatë bisedës me të ajo na tregoi në detaje angazhimin e saj dhe nxënësve të tjerë pjesëmarrës.

‘’Gjatë fillimit të punimit të projektit, fillimisht kemi respektuar masat anti-COVID dhe jemi ndarë në grupe duke e bërë të mundur që secili nxënës pjesëmarrës të ketë mundësi të angazohet. Hapat e parë kanë qenë përpunimi i pyetësori me Google Forms me njohuritë e fituara nga lënda e TIK-u dhe nga hulumtimet e tjera’’ – tha ajo. Adea më pas na tregoi që kanë distribuar pyetësorin në formë elektornike.

‘’Nga ky projekt, pra cilat janë qëndrimet e nxënësve ndaj prijes së duhanit, ne kemi zhvilluar shkathtësitë komunikative, jemi mësuar të dëgjojmë njëri -tjetrin dhe të pranojmë kritikat’’ – deklaroi për fund Adea.

Ekspozita e projekteve finale është realizuar më 30 Prill 2021 në hapësirat e gjimnazit. Në korridorin e shkollës ishte vendosur një baner i madh që rekalmonte ngjarjen, si dhe nxënësit pjesëmarrës prezantuan me shumë krenari punën e tyre të mrekulleshme para bashkëmoshatarëve të tjerë, mësimdhënësve dhe menaxhmentit.

Një kënd ishte dedikuar për kulturën shqiptare duke prezantuar motive të ndryshme tradicionale. Nxënësit kishin mbledhur enë të vjetra, veshje tradicionale të cilat i kishin mbledhur nga familjet. Poashtu, ata prezantuan edhe disa manifestime të ndryshme si Nata e Vajzave, këndimi i ninullave, etj. Këtu mund ta shikoni një video e publikuar nga Gjimnazi ku shihen ekspozita e Javës së Projekteve

Në fund, menaxhmenti i gjimnazit e konsideroi Javën e Projekteve si një pjesë integrale të kurrikulës, dhe që realizimi i tyre do të mbetet traditë, sepse ky aktivitet do të futet në në planet vjetore të shkollës.